​PSD me aksion, numëron premtimet e Kurtit, të cilat thotë se nuk janë realizuar

Aktuale

​PSD me aksion, numëron premtimet e Kurtit, të cilat thotë se nuk janë realizuar

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 11:37
Aktivistë të këtij subjekti kanë ngjyrosur me ngjyrë të verdhë objektin e Qeverisë së Kosovës.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II.

Aktivistë të këtij subjekti kanë ngjyrosur me ngjyrë të verdhë objektin e Qeverisë së Kosovës.

Anëtari i kryesisë, Zgjim Hyseni tha se simbolika e vizës së verdhë është se pushteti "nuk ia ka bërë vijë" për dy vjet qeverisje.

"Simbolika e vijës së verdhë është për të treguar në mënyrë të thjeshtë bilancin e kësaj qeverie, që do të thotë nuk ia kanë bërë vijë për këto dy vjet. Vijë nuk ja kanë bërë", tha Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat