Sot janë bërë dy vite që kur partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet.
Lidhur më këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social ka shkruar se kjo ditë shënon ditën e dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.
Postimi i saj i plotë:
Sot 14 shkurti, shënon një tjetër simbolikë. JO atë të fitores së para dy viteve, atë të krejt dhe drejt, por atë të dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.
14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit.
Një video e mirë sot nga Vetëvendosje me ‘’çka ka e çka s’ka’’ do të ishte një përmbledhje e këndshme e mospunës dhe dështimit.