Ymeri: Qeveria siç i merrë meritat duhet t’i marrë edhe përgjegjësitë

Aktuale

Ymeri: Qeveria siç i merrë meritat duhet t’i marrë edhe përgjegjësitë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:36
Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, ka komentuar dy vjetorin e fitores e listës Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën ishte edhe Guxo, ku ka thënë  se fitorja e tyre ka qenë e paprecedent për Kosovën sepse ka arritur që lista parazgjedhore ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion.

Më tej ai ka thënë se Qeveria Kurti 2 ka ardhur një kohë ku shumë faktor të fuqishëm kanë ndikuar në Kosovë edhe sipas tij shteti i Kosovës nuk është prej atyre shteteve të cilat kanë mundësi në ndryshimin e këtyre faktorëve.

“Krahasimi që duhet t’i bëjmë Qeverisë Kurti 2, nuk duhet t’i bëjmë sesi kanë qeverisë qeverisje e kaluara por mënyra se si janë qeverisur vende tjera të rajonit në këto dy vite të cilat i kanë pasur rrethanat e njëjta. Nëse marrim Kosovën më krahasuar me vendet e rajonit, ku mund të thuhet se kemi një realitet të ngjashme politike e ekonomike e kështu me radhë, Kosova gjatë vitit 2022 e ka pasur inflacionin me të madhe krahasuar me të gjitha vende përveç se Malin e Zi i cili e ka inflacionin me të madhe sesa Kosova gjatë vitit 2022”, ka thënë Ymeri.

Ndërkoha ai ka thënë se duhet të trajtohen se cilët kanë qenë shakatarët e këtij inflacioni me të lartë, përveç kësaj Ymeri ka shtuar se duhet të analizohen masat të cilat kanë mund të bëhen kundër inflacionit nuk janë bërë.

“Në ana tjetër rritja ekonomike gjatë vitit 2022 është stagnuar shumë, nëse krahasojmë gjatë vitit 2021, tash prapë këtu qeveria mund të thotë se kjo ka qenë jashtëkontrollit tonë për shkak të faktorëve të  jashtëm, dakord jam. Por e njëjta qeveri gjatë vitit 2021 na ka thënë se për shkaka të saj ne kemi pasur rritje enorme me ekonomike. Madje kryeministri Albin Kurti edhe sot e përmendë rritjen ekonomike prej 10 për qindësh, që thotë ka qenë rezultat i politikave të Qeverisë Kurti 2”, ka sqaruar Ymeri.

Më tej Ymeri ka treguar se Qeveria nuk ka mundësi që vetëm për gjera të mira t’i marrë merita e të ikë nga përgjegjësia kur bëhet fjalë për dështime.

“Për mendimin tim nuk mundës në qeverisje me u sillë në mënyrë që krejt merita me i  marrë për vetë edhe as një prej përgjegjësive mos me marrë për vetë”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat