Flasin avokatët e ish-krerëve të UÇK-së para Hagës: Të gjithë kemi një shqetësim!

Aktuale

Flasin avokatët e ish-krerëve të UÇK-së para Hagës: Të gjithë kemi një shqetësim!

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 08:04 Përditësuar në ora: 14:37 më 15.02.2023
Pamje nga seanca

Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, propozohet që deklaratat hyrëse të bëhen më 3 prill

Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pajtuar që deklaratat hyrëse në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, të bëhen më atë 3 prill 2023. Kështu ka bërë të ditur mbrojtja e Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, gjatë konferencës përgatitore për prokurorinë në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë.

Pasi edhe nga prokuroria e kanë konfirmuar një gjë të tillë, avokati Roberts ka thënë se tashmë i mbetët trupi gjykues të marrë vendim për këtë.

Roberts: Mbrojtja dhe prokuroria janë pajtuar që deklaratat hyrëse të bëhen më 3 prill

“Kemi diskutuar ndërmjet ekipeve të mbrojtjes për nisjen e procesit gjyqësor, megjithatë ne patëm mundësi të arrijmë një pajtim ose të paktën nuk kemi pasur kundërshtim nga prokuroria për faktin që të fillojmë më datën 3 prill me deklarata hapëse. Pra, po ashtu kemi marrë edhe njoftimin që ka të bëjë më 12 dëshmitarët e parë, ndërkohë prokuroria nuk e kundërshton këtë pozicion tonin, kjo pjesërisht reflekton kalendarin. Pra, propozimi ynë është të fillojmë më datën 3 dhe me urdhrin për 12 dëshmitarët dhe shpresojmë që ky do të jetë një pozicion që do të jetë i pranishëm për turpin gjykues”, ka thënë Roberts.

Në konferencën përgatitore për prokurorinë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se do të thërrasë mbi 300 dëshmitarë.

Aty ZPS ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zvogëlojë akuzat në këtë moment kohor derisa ka shtuar se synon të paraqes prova lidhur me çdo vend të pretenduar krimi.

Ndërsa, turpi gjykues edhe njëherë ka shprehur shqetësimin lidhur me kohën që ka kërkuar prokuroria për çështjen e saj dhe që arrin deri në 700 orë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të fillojë në këtë pranverë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

700 orë për çështjen e prokurorisë, avokatët e ish-krerëve të UÇK kërkojnë shkurtim të kohës

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e prokurorisë, e cila ka paraparë 700 orë për çështjen e saj. Në konferencën përgatitore për prokurorinë, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët kanë kërkuar nga turpi gjykues që të përdorë diskrecionin që ka dhe të shkurtojë këtë kohë.

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se kanë me mijëra faqe dëshmish, duke shtuar se prokuroria synon të përfshijë të gjithë informacionin që ka, edhe atë që një person mund ta ketë mësuar nga palët e treta.

Kehoe: Të gjithë kemi një shqetësim, që kjo çështje të mos zgjatet pafund

“Duam ta mbarojmë, kemi të gjithë të njëjtin shqetësim, të mos zgjatet pa fund. Besoj gjykatës ju e kuptoni sa vështirë është për ne që të marrësh mijëra faqe, të na i hedhësh ne që t’i shohim të gjitha me kujdes dhe të gjejmë se çfarë është ajo që prokuroria do të paraqes si çështje nga ana e saj. Puna është kjo, ata duhet t’i marrin të gjitha dëshmitë e betuara, t’i vendosin në dokumentacion dhe kur të vijë të dosja paragjyqësore marrim në fakt aty, një fakt këtu, dhe ju nuk keni pse të ankoheni do të na thonë ne prokuroria. Si përkthehet kjo në shqetësimet e përditshme dhe në çështjen e kohës që na duhet për t’i bërë pyetjet e kundër pyetjet tona. Ne nuk kemi kohën e duhur për të cilën bëhet fjalë. Është një shqetësim serioz për ne duke pasur parasysh që formulimi i kësaj çështje nga ZPS lidhur me mënyrën se si i mbrojmë ne të drejtat e klientëve duke pasur kaq shumë informacion që nuk është theksuar, që nuk është vënë në dukje se çfarë duhet përqendruar në pyetjet tona”, ka thënë Kehoe.

Sipas tij, derisa flitet për 700 orë për prokurorinë, kjo çështje del të jetë më e madhe se ajo e Ratko Mladiqit, ku prokuroria ka pasur 200 orë për çështjen e saj.

Kehoe: Në rastin Haradinaj është marrë vendim për përgjegjësinë komanduese, tani prokuroria po e bën përsëri të njëjtën gjë

“Ne po flasim për një çështje që është dy herë e gjysmë më e madhe ajo e Ratko Mlladiq apo Karaxhiq. Ajo që kemi ne këtu është në fakt çdo ngjarje, të cilën ZPS e ka përfshirë në këtë aktakuzë dhe po i thotë gjykatës se objekti nuk është zgjidhur nga ZPS por nga të akuzuarit. Pra, ajo që është në akuzë apo nuk është në akuzë është vetëm punë e ZPS-së. Sigurisht nuk është trajtuar aq konkretisht sa duhet por ju e dini vendimin në çështjen e Haradinajt ku mori vendim për përgjegjësinë komanduese ku autori u gjetë fajtor, kurse komandanti nuk u deklarua fajtor. Tani duhet ta trajtojmë këtë gjatë pyetjes së 12 dëshmitarëve, duhet ta shqyrtojmë të njëjtin skenar lidhur me përgjegjësinë komanduese, ndihmën dhe inkurajimin apo teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale për tu përpjekur që vajin tua vëmë këtyre katër të akuzuarve pasi është marrë vendim nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit që komandanti nuk është shpallur fajtor. Prokuroria po e bën përsëri të njëjtën gjë”, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë, Kehoe ka kërkuar që turpi gjykues të përdorë diskrecionin që ka dhe të shkurtojë këtë kohë.

Kehoe: Trupi gjykues të përdorë diskrecionin që ka dhe të shkurtojë kohën e prokurorisë

Kjo do ta zgjasë këtë çështje në mënyrë të konsiderueshme. Për fat te keq ne duhet të jemi ata që duhet t’i tërheqim vëmendjen gjykatës çdo ditë. A ka hapësirë këtu që ju të ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për t’i thënë ZPS-së që koha për ta përfunduar këtë në fund të 2024-ës apo në 2025 është shumë kohë dhe ta shkurtoni këtë kohë, unë besoj që ju e keni këtë diskrecion dhe të drejtën për ta bërë”, ka thënë ai.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson.

Emmerson: Zgjatja e procedurës është armik i drejtësisë

“Kemi për detyrë të sigurohemi që nëse ata e bëjnë punën në mënyrë kaotike nuk do të mbrojë të drejtat e të akuzuarve, dhe do të kërcënojë drejtësinë e gjykimit, sepse do të jetë një gjykim i gjatë gjë që në të vërtetë në vetvete është në dëm të të akuzuarve, të cilët kanë dy vjet që rrinë në burg përpara se të fillojë gjykimi i tyre. Kështu që një nga gjërat që mund të bëni ju si trup gjykues mund ta keni parasysh, të përdorni pra diskrecionin tuaj për këtë gjë, sepse vet zgjatja është armike e drejtësisë, armik i të drejtave të akuzuarve të mos mbahen të paraburgosur apo t’i nënshtrohen një përndjekje penale që është në mënyrë të paarsyeshme e gjatë”, ka thënë Emmerson.

Për të drejtat e të akuzuarve ka folur edhe mbrojtja e Rexhep Selimit për çka ka theksuar se ata kanë të drejtë në mundësinë që çështja e tyre të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme.

Roberts: Të akuzuarit kanë të drejtë të gjykohen brenda një kohe të arsyeshme

“Të akuzuarit kanë të drejtat e tyre të cilat duhet të respektohen dhe këtu i referohem posaçërisht neni 21 4 a sa i takon të drejtës për tu informuar në mënyrë të hollësishëm në një gjuhë të cilën ata e kuptojnë dhe sa i takon kohëzgjatjes së çështjes së prokurorisë. Një tjetër e drejtë është të kenë mundësinë që çështja kundër tyre të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme si dhe të kenë mundësi të marrin në pyetje dëshmitë e dhëna kundër tyre. Mendoj që kjo është pika kryesore që do të duhej të merret parasysh nga ju”, ka thënë avokati Roberts.

Kohëzgjatja e përgjithshme e çështjes së ZPS-së duhet të lidhet me argumentin që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se dy vjet tashmë, ka thënë avokati i Jakup Krasniqit, Aydan Elis.

Elis: Kohëzgjatja e çështjes së ZPS-së duhet të lidhet me argumentin që të akuzuarit janë në paraburgim tash e dy vjet

“Kohë zgjatja e përgjithshme e çështjes së ZPS duhet të lidhet në veçanti me argumentin që klientët tanë, klienti im posaçërisht ka qenë në paraburgim për më tepër sesa 2 vjet tashmë dhe nëse ne dëgjojmë prokurorinë që thotë që çështja do të vazhdojë deri në 2025 dhe pastaj keni parasysh që na duhet edhe çështja e kohës për pyetjet nga mbrojtja apo argumentet e ndryshme që mund të kërkoni ju të nderuar gjykatës kështu që mund të mendohet nga të gjithë që do të duhet një kohë e konsiderueshme që të akuzuarit të qëndrojnë në paraburgim derisa të përfundojë çështja në fjalë”, ka thënë ai.

Në konferencën përgatitore për prokurorinë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se do të thërrasë mbi 300 dëshmitarë.

Aty, ZPS ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zvogëlojë akuzat në këtë moment kohor, derisa ka shtuar se synon të paraqes prova lidhur me çdo vend të pretenduar krimi.

Ndërsa, turpi gjykues edhe njëherë ka shprehur shqetësimin lidhur me kohën që ka kërkuar prokuroria për çështjen e saj dhe që arrin deri në 700 orë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të fillojë më 1 mars në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht. 

Avokati i Thaçit: S’janë shpall fajtorë për hierarkinë as komandantët e zonave

Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka pasur kritika të mëdha për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka ironizuar madje lidhur me kohën e gjykimit, pasi ZPS-ja ka kërkuar rreth 600 orë kohë për gjykim.

Keohe ka thënë se “duam ta mbarojmë gjykimin sa jemi gjallë”.

“Na i kanë lënë ne në dorë mijëra faqe të materialeve. Ne nuk e dijmë çka mendon Prokuroria që është me rëndësi. Nuk na intereson asnjëri, dua ta mbarojmë sa të jemi gjallë. Mos të zgjatet pa fund”, ka thënë Keohe.

Ai e ka përmendur edhe rastin e gjykimit të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk ishte shpallur për çështjen për të cilën vite më parë u gjykua.

“Ju e kuptoni sa vështirë është të marrësh mijëra faqe, të na hedhësh, dhe të gjejmë se çfarë është ajo që Prokuroria do të paraqesë si çështje nga ana e saj. Këtu u fol për pjekurinë e një institucioni. Në rastin Haradinaj u mor vendim për përgjegjësinë komanduese, kurse komandanti nuk u deklarua fajtor. Këtë duhet ta shqyrtojmë gjatë pyetjes së 12 dëshmitarëve. Ju e njihni vendimin e çështjes Haradinaj.  Tani duhet ta shqyrtojmë të njëjtin skenar lidhur me përgjegjësinë komanduese, ndihmën dhe inkurajimin apo teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale për t’u përpjekur që fajin t’ua vëmë këtyre katër të akuzuarve, pas është marrë vendim nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit që komandanti nuk është shpallur fajtor. Prokuroria po e bënë të njëjtën gjë. Komandanti nuk është gjetur fajtor dhe nuk bëhet fjalë për ndërmarrjen e përbashkët kriminale. Pasi ky person nuk është gjetur fajtor tani ne po dalim mbi të për tu përpjekur që t’i fajësojmë katër zotërinjtë. Këtu po ndodhin shumë gjëra dhe do ta zgjasin këtë çështje.”, tha Keohe.

Keohe thotë se janë pothuajse në fillim të gjykimit dhe vazhdohet të diskutohet për nxjerrje të materialeve

Pasi konfirmoi Prokuroria se do të nxjerrë edhe materiale të tjera për mbrojtjen në vijim dhe se bëhet fjalë për 700 dokumente, avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, deklaroi se janë pothuajse në fillim të gjykimit dhe vazhdohet të diskutohet për nxjerrje të materialeve, pavarësisht afateve të vendosura nga trupi gjykues dhe diskutimeve në dhjetor.

Paraprakisht, në konferencë u diskutua për diskutimet dhe pajtimet mes palëve për pikat juridike dhe faktike.

Gjykatësi Charles L. Smith II, tha se më 18 nëntor 2022, ZPS dorëzoi një listë për të cilat palët pajtohen. Sipas tij, ekipet e mbrojtjes kanë dorëzuar një njoftim të përbashkët të mbrojtjes lidhur me parashtrimin dhe pyeti palët se a ka zhvillim tjetër.

Nga Prokuroria u tha se vazhdojnë të jenë të përfshirë në diskutimet ndërmjet palëve dhe më 9 shkurt kanë filluar të kenë kontakte me ekipet e mbrojtjes për të parë se cilat janë pikat juridike me të cilat ata duan të diskutojnë me prokurorinë dhe nëse ka pika juridike apo faktike me të cilat do të pajtohen.

Tutje, u tha se vazhdojnë të kenë diskutime. Avokati Gregory Kehoe tha se nuk di çfarë të thotë pasi diskutimet nuk kanë qenë shumë efektive deri tani dhe nuk janë dakord pasi bëhet fjalë për një mori të gjerë dokumentesh që ka prokuroria. Ai tha se vazhdojnë diskutimet mes palëve.

Ben Emmerson, avokati i Veselit deklaroi se ZPS nuk ka dhënë parashtrim sa i takon korrespodencës apo interpretimeve ligjore se cila do të jetë baza për faktet juridike.

Sipas Emmerson, ZPS duhet të sqarojë pozicionin e tyre për pikat juridike dhe pastaj nëse ka pika që pajtohen do të vijojnë më tej.

Nga mbrojtja e Selimit, po ashtu u tha se do iu ndihmonte nëse prokuroria tregon se cili është pozicioni i tyre.

“Duhet të dimë saktësisht cili është pozicioni i ZPS-së, se në të kundërtën jemi në të njëjtin pozicion sikurse Emmerson apo Kehoe”, u tha nga mbrojtja e Selimit.

Aydan Elis, avokat i Jakup Krasniqit, tha se ka të njëjtin qëndrim si ekipet e tjera të mbrojtjes dhe se do të përgjigjen pastaj, pasi të marrin përgjigje nga ZPS.

Lidhur me nxjerrjen e materialeve, gjykatësi Smith kërkoi të informohet nëse i gjithë materiali që është në dispozicion të saj sipas rregullës 104 është nxjerrë dhe nëse është bërë rishikimi i dokumenteve.

Prokurori Mathew Howling tha se duhet të shikojnë rregullin 102 (3), pasi kanë dokumente që i kanë në posedim muajt e fundit dhe do të duhet të bëjnë njoftimin e duhur.

Sipas tij, do të dorëzojnë një njoftim lidhur me këtë.

Avokati Kehoe pyeti se cili është volumi i materialit të ri sipas rregullës 103. Kurse, prokurori deklaroi se po mendojnë aktualisht për 700 dokumente dhe se ka disa që do t’i nxjerrin në mënyrë të drejtpërdrejtë javën që vjen, por se materialet e reja që do t’i nxjerrin në bazë të rregullës 102 (3), janë 700 dokumente.

Në vijim, avokati Kehoe deklaroi se janë pothuajse në fillim të procesit dhe vazhdohet të diskutohet për nxjerrje të materialeve, pavarësisht afateve të vendosura nga trupi gjykues dhe diskutimeve në dhjetor.

“Besoj e mendoni se çka do të thotë për neve që kemi edhe 700 dokumente të tjera”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka çfarë thotë tjetër, përveç për të thënë se është problem për ne.

“E vërtetë, problem është dhe e kemi thënë këtë gjë, e kemi pranuar këtë gjë”, deklaroi gjykatësi.

Prokurori tha se kjo është një çështje e paraparë në rregullën 102 (3) dhe se do të vazhdojnë të japin dokumente edhe gjatë gjithë gjykimit dhe se kjo nuk është problem dhe se është paraparë në rregullore.

“Nuk janë të gjitha materiale që janë vënë në dijeni tani, disa janë të rregullës 107, por janë dokumente që nuk mund të ishin njoftuar në periudha të mëparshme”, deklaroi prokurori Howling.

Kurse, Aydan Elis, deklaroi se nxjerrja sipas rregullës 102 (3) është problem për ta, pasi kur dëgjojnë se ka 700 materiale që do të nxjerrjen është problem për mbrojtjen.

Nuk është e qartë për çfarë dokumente bëhet fjalë dhe kam përshtypje që bëhet fjalë për materiale që do të duhej të ishin nxjerrë më përpara”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk beson se është nxjerrë gjithë materiali që duhej të ishte nxjerrë nga ky rregull.

“Mendoj se është e vërtetë që nuk keni marrë të gjitha gjërat. Elementi i nxjerrjes së materialeve është thelbësor në proces gjyqësor dhe nuk është dytësor”, tha gjykatësi Charles L. Smith II.

Prokuroria tha se parashtrimi i tyre është se të akuzuarit janë kryerës kryesor të ndërmarrjes së përbashkët kriminale (NKP). Ai tha se NKP është mënyrë e formave të përgjegjësisë penale, pra secila prej formave të përgjegjësisë penale do të thotë se do të duhet të trajtohet për të njëjtat fakte.

“Në parashtrimin tonë është mundësisht faktike, por nuk është e mundur në aspektin ligjor në të drejtën ndërkombëtare penale për ndihmën dhe inkurajimin e NKP dhe format e përgjegjësisë penale nuk mund të vendosen njëra mbi tjetrën”, deklaroi prokurori Howling.

Emmerson: Zgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe të drejtave të të akuzuarve

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve që të mos mbahen të paraburgosur apo të mos i nënshtrohen në ndjekje penale që është shumë e gjatë.

Sipas tij, nuk ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë, që është problem i madh dhe i dukshëm.

Këtë deklaratë, Emmerson e ka bërë në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndryshe, paraprakisht, prokurori Allan Tiger, ka diskutuar edhe për raste të tjera kur është kërkuar kohë për paraqitje të rasteve të Prokurorisë dhe i ka elaboruar të njëjtat dhe ka diskutuar edhe për faktorët e ndryshëm që janë në pyetje.

Ai po ashtu tha se Prokuroria po përpiqet të vë në dukje karakterin e kësaj çështje, përhapjen sistematike, madhësinë e grupit, konfliktin e armatosur, politikat që janë përdorur në vende që kanë qenë në kontrollin e të akuzuarve.

Tutje, tha se gjykimi i drejtë do të thotë që dy palët të paraqesin çështjet e tyre dhe në shpejtësi të ecën procesi në këtë mënyrë të tillë që të fokusohet te provat që nevojiten për të provuar akuzat dhe asgjë më shumë.

“Kjo i referohet përzgjedhjes së një numri jo të jashtëzakonshëm të dëshmitarëve dhe përzgjedhjes së dëshmitareve që flasin për krimet e trajtuara nga aktakuza. Kjo është një çështje që është trajtuar në mënyrë efektive, konstruktive”, tha ai.

Avokati Gregory Kehoe, deklaroi se nga Prokuroria kanë parë se kanë pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30-40 paragrafë dhe shikojnë nëse të njëjtat janë në përputhje me rregulla e këtë e shikon edhe gjykata dhe e njëjta jepë vendim në bazë të rregullave të ndryshme.

“Ne kemi mijëra faqe dëshmitarësh këtu”, tha Kehoe, duke shtuar se duhet t’i shikojnë të gjitha dhe t’i gjejnë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen.

Ai tha se nuk e dinë se çfarë mendon Prokuroria se është me rëndësi.

“Nuk na intereson asnjëri siç tha edhe gjykatësi Smith, duhet të mbarojmë, kemi të gjithë të njëjtin shqetësim, kohëzgjatje pafund. Besoj e dini sa e vështirë është për ne, të marrësh mijëra faqesh, të na hedhësh ne, t’i shikojmë me kujdes dhe të shohësh se çka është ajo që Prokuroria do të paraqes”, tha Kehoe.

Sipas tij, po flasin për një çështje që është dy herë e gjysmë më e madhe se sa rasti Mlladiq apo e Karaxhiq.

Edhe Emmerson tha se për Millosheviqin që akuzohej për krime në tre vende, u kërkuan 300 orë nga prokuroria, derisa për këtë rast kërkohen dyfishi i orëve për paraqitje të rastit.

“Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vite nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”, deklaroi tutje ai.

Prokuroria thotë se ka 312 dëshmitarë, trupi gjykues shpreh shqetësim sërish për kohën prej 700 orësh për paraqitje të rastit

Në konferencën përgatitore të prokurorisë në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, u bë e ditur se Prokuroria do të thërrasë 312 dëshmitarë, derisa trupi gjykues sërish shprehi shqetësimin lidhur me kohën prej 700 orësh për paraqitjen e rastit të Prokurorisë.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith II tha se që nga konferenca e dhjetorit kanë kërkuar ngushtimin e kohës për paraqitjen e rastit të ZPS-së dhe se kanë shprehur mendimin se 700 orë për dëgjimin e dëshmitarëve është kohë e gjatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, ai tha se me sa duket Prokuroria ka ndërmend të paraqes prova për çdo viktimë të pretenduar dhe çdo vend krimi dhe se pa minimizuar natyrën e rëndë të këtyre pretendimeve, gjykata vëren se strategjia e paraqitjes së provave për çdo vend krimi mund të marrë shumë kohë dhe jo domosdoshmërisht ka peshë.

Çdo përpjekje e ZPS për të qenë shteruese do të kalojë kufirin kohor që kemi caktuar për paraqitjen e provave. Ne e lusim Prokurorinë që të vazhdojë me rishikimin e këtyre vendeve të krimit në mënyrë që të bëhet zvogëlimi i numrit të tyre dhe sa i përket strukturës së çështjes se ZPS nuk është e domosdoshme që për shembull provat lidhur me zinxhirin komandues të UÇK-së duhet të paraqiten në mënyrë të strukturuar, koherente dhe logjike. E kemi kërkuar këtë nga ZPS, por nuk kemi pasur shumë sukses dhe më tej kërkojmë qasje të tillë prej Prokurorisë”, tha ai.

Sipas tij, paneli vazhdon të jetë i shqetësuar dhe do të mbetet i shqetësuar gjatë gjithë këtij gjykimi.

“Kur një dëshmitar thirret nga ZPS për të dhënë dëshmi për zinxhirin strukturor të UÇK-së, do të kërkohet nga ZPS të përgatit tabela dhe materiale vizuele që do të ndihmojnë trupin gjykues dhe palët. ZPS duhet të marrë parasysh hartat dhe materialet tjera për të ndihmuar për vendet fizike ku pretendohet se ka ndodhur krimi, këto duhet t’i japë te trupi gjykues dhe palët tjera më së voni 24 orë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit”, tha gjykatësi.

Prokurori Matthew Howling deklaroi se janë në gjendje të paraqesin materiale të tilla.

Nga Prokuroria, u tha se ka 12 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i fundit, e që tani janë 312 dëshmitarë. Po ashtu, u bë e ditur se do të vazhdojnë me përditësimin e listës së dëshmitarëve dhe do të shohin nëse është e nevojshme të largohen edhe dëshmitarë të tjera.

Lidhur me një kërkesë që ka të bëjë me ndryshimin e masave mbrojtëse për dy dëshmitarë, gjykatësi pyeti nëse po thonë se nëse nuk miratohet kjo kërkesë  për ndryshim të masave mbrojtëse dy dëshmitarët nuk janë të gatshëm të dëshmojnë.

Prokurori Howling tha se ajo çka kanë thënë është se nëse nuk ndryshohen masat mbrojtëse, ata do të kërkojnë të dëshmojnë në formë të shkruar.

Lidhur me krimet, u tha se Prokuroria nuk mund të japë një numër të saktë për dëshmitarët lidhur me krimet.

Kemi 188 dëshmitarë për dëshmitarë lidhur me krimet”, u tha nga prokuroria, ndërsa lidhur me strukturën e UÇK-së tha se kanë 100 dëshmitarë, për elementet penale u deklarua se kanë 37 dëshmitarë, derisa për sjelljen e të akuzuarve 68 dëshmitarë.“Nëse mbledhim këto shifra dalin më shumë se 312 dëshmitarë dhe siç e dini disa dëshmi mund të dalin përputhëse, përsëritëse”, u tha nga prokuroria, derisa tha se kanë paraqitur parashtrim për zvogëlimin e orëve të çështjes së tyre dhe ka të bëjë lidhur me dëshmitarët e rregullës 154, ku dëshmitë e mëparshme nëse pranohen nga gjykata, do të paraqesin bazë për dëshminë e tyre që do japin.

Sa i përket listës së 12 dëshmitarëve të parë, u tha se është radhitja e tyre në bazë të radhës kur ata do të japin dëshmi.

Sa i përket numrin të vendeve të krimit, gjykatësi ka pyetur nëse ka ndërmend ZPS të zvogëlojë akuzat apo kuadrin kohor, derisa Prokuroria tha se nuk e kanë ndërmend të bëjnë këtë.

“Ne vazhdojmë të shikojmë provat që kemi, mirëpo të njëjtën kohë kemi edhe parasysh kohën e gjykatës”, u tha nga Prokuroria, kurse u tha po ashtu se kanë ndërmend të paraqesin prova për çdo vend krimi në aktakuzë.

Kurse, u tha se do të përmenden gjatë çështjes së Prokurorisë 42 vende krimi, në 17 komuna të ndryshme në lidhje me ndalimin. Sa i përket pikave 8 dhe 9 të aktakuzës, ajo tha se lista B përmend vende në 15 komuna të ndryshme dhe në atë paragraf ka të bëjë me vrasjen dhe tërheqjen nga vendimi i krimit në pritje të ofensivës së forcave serbe.

Krerët e UÇK-së do të përballen me 312 dëshmitarë

Ka nisur seanca përgatitore për nisjen e gjykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se për momentin kanë të planifikuar të thërrasin 312 dëshmitarë.

“Kalendari që kemi dhënë përfshin 600 orë në vitin e parë të gjykimit. Ju keni 312 dëshmitarë, dhe ky numër ndryshon ka 11 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i mëparshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Ata do të dëshmojnë për krimet e pretenduara, disa për strukturën e UÇK-së dhe disa për sjelljen dhe veprimet e të akuzuarve, pra krerëve të UÇK-së

“Sa dëshmitarë në lidhje me krimet? – Kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet. Strukturën e UÇK-së? 110 dëshmitarë. Për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve 63. Nëse mblidhen këto shifra dalin më shumë se 312, disa dëshmi mund të jenë përsëritëse. Këto janë kategoritë.”, thanë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sot mbahet seancë përgatitore për Thaçin dhe të tjerët

Në Gjykatën Speciale sot pritet që të mbahet seancë përgaditore për rastin e ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniq

Seanca përgatitore në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt, në orën 9:30.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.

Aktakuza më e fundit u dorëzua më 30 shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat