Edhe dy deputetë të Vetëvendosjes janë parë në protestën e organizuar nga studentët e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Bëhet fjalë për Armend Mujën dhe për Salih Zybën.
Muja dikur kishte qenë mbështetës i fortë i Asociacionit, duke thënë mes tjerash se nuk ishte çështje se "a do të themelohej" por "se si do të dukej".
Megjithatë, të dy në fotografitë e shkrepura janë të pranishëm në protestë.