Protesta e aktivistëve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i shquar i shoqërisë civile Rron Gjinovci të cilët janë bërë pjesë e kësaj proteste.
Ata edhe përmes statuse të tyre nëpër rrjete sociale kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit.
Protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është organizuar nga një numër studentësh.
Parullat janë ato të zakonshmet: “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.
Protesta po mbahet pranë Bibliotekës Kombëtare..
Kjo protestë është thirrur nga Parlamenti Studentor, pjesë e të cilit është organizata “Studim, Kritikë. Veprim”.
Ndërkohë, kësaj proteste i është bashkuar edhe ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Armend Muja dhe Sali Zyba.