Gjatë ditës së sotme është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Këtë raportim nuk e ka mohuar as shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.
“Në mledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila.
Por, i menjëherëshëm ishte reagimi i Abazit.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, nesër do të mabjë një konferencë për media lidhur me këtë çështje.
Madje ai thotë se kryeminsitri Albin Kurti dha urdhër për shkarkimin e tij.
“Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, shkruan ndër tjera Abazi.
Postimi i plotë i Haki Abazit:
Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,
Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.