Një përleshje ka ndodhur mes disa personave më lokalin e “Elan Petrol” në Pestovë të Vushtrrisë.
Të përfshirë janë 3 persona të cilët janë dërguar në stacion policor.
Policia ka bërë të ditur se nga përleshja ka pasur edhe të shtëna me armë, me ç’rast arma është konfiskuar.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 16:00, është raportuar se në fshatin Pestovë të Vushtrrisë jan ndëgjuar të shtëna. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se janë arrestuar tre pesrona të dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoj , si dhe është konfiskuar një armë e shkurtë. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave në lidhje me këtë rast.