14 shkurti/ Gërvalla: Binomi Vjosa-Albini u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë

Aktuale

14 shkurti/ Gërvalla: Binomi Vjosa-Albini u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:31
Foto nga takimi

Më 14 shkurt Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Listën “Guxo” bënë dy vjet në qeverisjen e Kosovës.

Ata morën besimin e qytetarëve me 51% të votuesve.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë e “binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik”.

Postimi në Facebook:

Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti.

Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik.

Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë.

Po e citoj poetin:" “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat