Abdixhiku: Zbrazja e Kosovës po ndodhë

Aktuale

Abdixhiku: Zbrazja e Kosovës po ndodhë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar siç ka thënë ai dështimet e Qeverisë Kurti, kur tashmë po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes nga ta.

Ai, ka përmendur të gjitha premtimet e që Qeveria Kurti nuk i ka realizuar.Ai, ka përmendur të gjitha premtimet e që Qeveria Kurti nuk i ka realizuar.

Abdixhiku, ka përmendur edhe ikjen e qytetarëve nga vendi, duke thënë se zbrazja e Kosovës, po ndodhë.

Sipas tij, Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës dhe ngarkesës më të kaluarën. Derisa ekzekutivin, LDK e ka cilësuar të aftë vetëm për të prodhuar propagandë.

Partia e Abdixhikut ka paraqitur zotimin e pushtetit për ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë. Ajo ka përmendur edhe zotimin për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, për çka s’është vendosur asnjë gurthemel për to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat