Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për protestën e sotme kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e krahasuar me protestat e studentëve sa Kosova ishte nën regjimin e Serbisë.
“Gjaku i Lirisë! Rrjedh e vlon në zemrën liridashëse të Rinisë Studentore.1968! 1981! 1997! 2023! KOSOVA REPUBLIKË! S‘ka Zajednicë!”, - ka shkruar Kurteshi.
Sot në Prishtinë u mbajt protesta për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Protestë kjo e organizuar nga Parlamenti Studentor i cili udhëhiqet nga organizata Studim Kritik Veprim, - organizatë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këtë protestë u panë edhe disa deputetë dhe figura tjera të VV-së.