Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas protestës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sot u dha një mesazh se “nuk falet toka që është ujitur me gjakun e dëshmorëve”.
Por në fund, ai thotë se “kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë”.
Ndërkohë, këtu vlen të theksohet se janë ShBA-të dhe BE-ja që po kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Protesta e organizuar nga studentët e UP-së, e mbështetur nga shumë qytetarë, dha një mesazh të qartë sot se nuk falet toka që është ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë.
Republika e Kosovës nuk pranon asociacion që na bosnjëzon.
Shqiptarët kur bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë!
AB