Çollaku: Dialogu dhe dinamika e diplomacisë, shkak i jostabilitetit në veri

Aktuale

Çollaku: Dialogu dhe dinamika e diplomacisë, shkak i jostabilitetit në veri

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 23:39
Fatmir Çollaku

Eksperti i Sigurisë, Fatmir Çollaku duke folur për situatën e sigurisë në veri të vendit, ka thënë se gjendja atje vazhdon të jetë e brishtë.

Çollaku theksoi se dinamika e kontakteve diplomatike ndërkombëtare është pikërisht indikator i gjendjes jo stabile në veriun e Kosovës.

“Ky dialog dhe kjo dinamikë e kontakteve diplomacisë janë pikërisht për shkak të këtij indikatori të gjendjes jo stabile dhe jo të mjaftueshme stabile në veriun e Kosovës e cila një kohë të gjatë ka qenë edhe gjenerator i pasigurisë,  shkallë e përshkallëzimit të ndryshëm deri te ajo që e dimë të gjithë që ishte në prag të përshkallëzimit të një situate të pa dëshiruar”, tha ai.

Teksa shtoi se Serbia si qëllim final e ka destabilizimin e Kosovës, duke  shfrytëzuar strukturat paralele kriminale në veri.

“Shumë herë në veri pas lufte që nga prezenca e “Rojeve të urës” dhe strukturave paralele me vite të tëra ka pasë tensionim të shtuar të situatës, përkatësisht ka pasë tendenca të strukturave për destabilizim të Kosovës dhe ky ka qenë edhe qëllimi final i Serbisë, e cila në vazhdimësi i ka mbështetur strukturat paralele”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat