Tensione në Kuvend, VV-ja shkarkon Haki Abazin; Kurti habit me një deklaratë

Aktuale

Tensione në Kuvend, VV-ja shkarkon Haki Abazin; Kurti habit me një deklaratë

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 06:54 Përditësuar në ora: 12:16 më 16.02.2023
Albin Kurti

Musliu: Vetëm në vitin 2023, FSK-në e kanë braktisur 17 pjesëtarë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në seancën e Kuvendit ngriti shqetësimin se vetëm në vitin 2023, Forcën e Sigurisë së Kosovës e kanë braktisur 17 pjesëtarë.

Për këtë, ajo kërkoi nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi të tij që ose të reflektojnë politikat e tyre ose të dorëzojnë postet.

Musliu: Vetëm për 46 ditë të vitit 2023 FSK-në e kanë braktisur 17 pjesëtarë

“Sot kam dal të thërras në përgjegjësi qeverinë e Kosovës konkretisht minsitrin e mbrojtjes për rritjen e numrit të lartë të demilitarizimit të FSK-së...dua të përmend se vetëm në vitin 2023 apo vetëm për 46 ditë FSK e kanë braktisur 17 pjesëtarë që bartin grada nga më e ulëta deri tek grada major. Ministri Mehaj dhe stafi menaxhues duhet ose të reflektojnë me politika e tyre ose të dorëzojnë postet që mbajnë sepse performanca e tyre është zero dhe me tendencë shkatërrimin e FSK-së“, tha ajo.

Deputetja e PDK-së kërkoi të dijë edhe rreth Fondit për Siguri, për çka tha se kanë kaluar 1 vjet nga themelimi i tij dhe askush nuk i di rezultatet e tij.

Musliu: Ka kaluar pothuajse 1 vjet që nga themelimi i këtij Fondi dupioz dhe askush nuk e di rezultatet

“Ka kaluar pothuajse 1 vit që nga themelimi i këtij Fondi dupioz dhe askush nuk e di rezultatet e këtij Fondi jo që nuk blen armë siç propagandohej disa individë qeveritar që as idenë nuk e kanë sa kushton armatimi po kjo qeveri nuk po ia del të kujdese as për pagat dhe veshmbathjet e policiëve dhe ushtarëve të këtij vendi”, tha Musliu.

Hoxha: Shën Albini u kishte premtuar të dashuruarve banesa të përballueshme

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, gjatë fjalës së saj para deputetëve në Kuvend, akuzoi kryeministrin se qeverisja e tij ka nxitur depresion shoqëror në vendin tonë dhe se e ka kontaminuar rininë duke ua errësuar pamjen dhe mendjen.

Hoxha vlerësoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur radhë më të gjata para ambasadave me të rinjtë që duan të ikin, dhe se sipas saj, asnjëherë më parë s’ka pasur më pak sovranitet në veri se sa sot”.

“Me 14 shkurt po bëhen dy vjet prej fitores së këtij koalicioni, fitore e cila ka qene për shkak të me premtimeve të shumta e zotimeve. Të dashuruarve, Shën Albini u kishte premtuar banesa të përballueshme”

“Korruptimi i mendjeve që Kurti u ka bërë të rinjve, e ka ulur shpresën dhe e gjejnë atë vetëm me ikjen jashtë Kosovës”, deklaroi mes tjerash deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Selmanaj: Për 2 vite, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmendi ikjen masive të qytetarëve jashtë shtetit. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Selmanaj ka thënë se fajtor kryesor për ikjen e të rinjve jashtë shtetit është Qeveria Kurti.

Selmanaj ka përmendur disa shifra të marra nëpër Ambasada të huaja, ku numri i kërkesës për t’u pajisur me vizë është i lartë. Thotë se vetëm në dy vitet e fundit, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

“Në ambasadën gjermane për një vit gjatë vitit 2022, 1500 mijë qytetarë kanë aplikuar për vizë.

Në ambasadën zvicerane kanë aplikuar 38  mijë 341 aplikues për vizë nga ta 34 mijë janë pajisur me vizë. Kjo qenka qeveri e shpresës, qeveri që nxit kurajën që të jetojmë në Kosovë.  Për 2 vite, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Brenda 10 viteve nga Kosova kanë ikur 529, 647 ose 30 për qind e popullatës së Kosovës. ”, thotë ai.

Kusari-Lila: Dëshmuam se jemi qeveri që ndihmon qytetarin dhe kthen besimin në shtet

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot u shpreh se për dy vjet qeverisje dëshmuan një qeveri që nuk nënshtrohet dhe lufton sovranitetin e vet si dhe është qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin.

Ajo tha se në këto dy vjet të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dëshmuan se janë qeveri që ndihmojnë qytetarët.

Kusari-Lila: Dëshmuam se jemi qeveri që ndihmon qytetarin dhe kthen besimin në shtet dhe institucione

“Sot dy vite pas në gjysmë mandati e kuptojmë se kemi ende shumë punë por se nuk kemi lëvizur nga drejtimi mbarë që na e besuan qytetarët, dy vite qeverisje dëshmuan një qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin, një qeveri që ndihmon qytetarin dhe kthen besimin në shtet dhe institucione, një qeveri që punon për zhvillim dhe sjell presperitet për drejtësi dhe qytetarët. Gjatë këtyre dy viteve kemi një ekonomi që është në rritje të vazhdueshme kemi një shtet që kryeson në rajon dhe më gjerë për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionin një shtet që nuk nënshtrohet dhe lufton për sovranitetin e vetë”, u shpreh Kusari-Lila.

Deputetja e LVV-së deklaroi se nesër kur Kosova shënon 15 vjet të shtetësisë së saj rrugëtimi për të arritur te liria dhe pavarësia ishte me sakrifica e rezistencë.

Kusari-Lila: Rruga deri tek shtet i pavarur dhe sovran u përcoll me përpjekje sakrifica

“Kosova nesër shënon 15 vite që hapi një kapitull të ri të historisë së saj, që u arrit me shumë mund, sakrificë, rezistencë e sfida për të arritur lirinë, paqen e barazinë. Rruga deri tek shtet i pavarur dhe sovran u përcoll me përpjekje sakrifica dhe mbi të gjitha qëndrueshmëri e konsistencë të popullit që e kishte në AND e vetë se asgjë më pak apo më shumë se liria e plotë nuk ishte synimi i vetë“, tha ajo.

Ndërsa, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Kusari-Lila foli edhe për 14 shkurtin e vitit 2021, ku partia në pushtet ka marrë mbështetjen e qytetarëve për qeverisje.

Kusari-Lila: Ndryshimi që votuan qytetarët 2 vjet më parë është përgjegjësi e jona e përditshme

“Më 14 shkurt 2021 qytetarët e Kosovës tejkaluan pritjet dhe parashikimet e gjithë të tjerëve duke përcaktuar qartë dhe saktë vullnetin e tyre për të ndryshuar kurs të qeverisjes së vendit, fitorja e 14 shkurtit nuk ishte as e implantuar dhe as e imponuar ishte fitore e vullnetit të qartë të qytetarëve të Kosovës ata treguan se duan qeverisje sovrane vendimmarrje meritore dhe të drejtë, e duan shtetin me integritet pa u nëpërkëmbën nga askush nga brenda apo jashtë. Ndryshimi që votuan qytetarët 2 vite më parë është përgjegjësi e jona e përditshme është misioni dhe obligimi ynë që duhet ta finalizojmë me dinjitet dhe integritet ashtu si ata e kërkuan dhe ashtu si na e takon neve t’iu ofrojmë“, shtoi ajo.

Kuvendi mban seancë, shqyrton projekt-rezolutën për tatimin në pronë

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancën plenare të radhës.

Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Kuvendi do të mbahet në ora 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat