Abazi: Kam kundërshtuar në Uashington kur s’i jepnin vizë Kurtit

Aktuale

Abazi: Kam kundërshtuar në Uashington kur s’i jepnin vizë Kurtit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:03
Haki Abazi

“Jam ndër të vetmit dhe të paktët që kam ngritur zërin kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në lista të ndaluara […] kam kundërshtuar mosdhënien e vizës për zotin Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara”.

Kështu u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e shumëpritur për media që e lajmëroi mbrëmë për sensacionale.

“E vërtetë që unë në LVV kam hyrë në vitin 2019. Por, unë kam qenë i zëshëm dhe në mbrojtje edhe atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në lista të ndaluara të përfshirjes.

E kam ngritur zërin në Uashington edhe në Departament të Shtetit edhe në Bruksel. Ndër të vetmit dhe ndër të paktit, janë stenogramet, janë publikimet, kam kundërshtuar mosdhënien e vizës për zotin Kurti në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat