Besnik Tahiri: Dy vjet që kur Qeveria Kurti instaloi pasigurinë më të madhe që nga paslufta

Aktuale

Besnik Tahiri: Dy vjet që kur Qeveria Kurti instaloi pasigurinë më të madhe që nga paslufta

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për dy vjetët e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se janë bërë dy vjet që “kur Qeveria Kurti e instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës”.

“Duke i shtyrë përpara ligjet antikushtetuese është prekur shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administra ligjore dhe shteti ligjor. Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021.

Qytetarët e Kosovës duke e humbur shpresën kanë marrë rrugën e mërgimit.

Duke mos mundur ta konceptojnë zhvillimin, duke mos pasur asnjë investim të huaj tash e dy vjet, duke thënë se do të bëjnë me qindra çerdhe, Qeveria Kurti është kthyer në një instancë që vetëm flet për 20 vjetët e kaluar”, tha Tahiri në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat