Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për politikat qeveritare që sipas Muratit janë në dobi të qytetarëve.
Murati tha se “Qeveria ka kryer punë të mira në këto dy vite”.
Ai është përplasur me opozitën duke thënë se e kishin sjellë gjendjen deri aty sa qytetari të detyrohej të shiste votën për 20 euro.
“E di që e keni siklet me qëndru jashtë pushtetit për këto dy vjet”, ka thënë Murati.
Ai ka vazhduar duke thënë se “edhe gjatë dy viteve tjera qeveria do të vazhdojë të punojë për t’i realizuar premtimet”.
“Ende pa arritur gjysmën e mandatit kemi arritur që të zgjidhim shumë probleme. Vetëm me krahasu, ka qenë një situatë në të kaluarën ku vota është blerë për 20 euro. Në atë gjendje e patët sjellë qytetarin. Tash 20 euro i marrin çdo muaj, shtesa për fëmijë, e krejt çfarë duhet është me apliku online. 330 mijë fëmijë marrin shtesa”, tha Murati në seancën e Kuvendit.