Dreshaj i AAK-së: Deklarimet e Abazit ishte befasuese, ofroi dëshmi për rastin Dehari

Aktuale

Dreshaj i AAK-së: Deklarimet e Abazit ishte befasuese, ofroi dëshmi për rastin Dehari

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se deklarimet e Haki Abazi, për rastin Dehari, ishin befasuese pasi i njëjti ofroi dëshmi.

Sipas tij, Prokuroria është duke u marrë me këtë çështje dhe se ky proces nuk duhet të politizohet.

“Ky proces nuk duhet që të politizohet në këtë fazë, për shkak se prokuroria është duke u marr me rastin dhe çdo prononcim i joni do ta pengonte këtë proces.

Prononcimi i Abazit ishte një prononcim mjaftë befasuese sepse ai ofrojë edhe dëshmi dhe unë mendoj se ato dëshmi duhet ti dëshmoj edhe në prokurori ku tashmë ai është i ftuar bashkë me ministren”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat