Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi alarmoi vendin me ato që tha gjatë një konferencë për media sot, pak para se të nis seanca e Kuvendit të Kosovës. E nisi me njoftimin për shkarkimin e tij dhe I dha disa detaje për rastin e mostrave të Astrit Deharit, deklarata që aktivizuan Prokurorinë e Kosovës.
Abazi tha se shefi i partisë së tij, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për ta shkarkuar atë në posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme meqë “është duke kërkuar njerëz për shkarkimin e tij”.
“Kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri nga kryeministri Kurti për shkarkimin tim. Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”.
Ai tha se kjo gjë është pritur pasi ka vendosur që të dalë në konferenca për shtyp dhe ka treguar për “dështimet kolosale” të Vetëvendosjes në dy vite qeverisje.
“S’është e papritur kjo gjë. Unë kam shprehur qëndrimet e mia në konferenca të rregullta për shtyp si deputet dhe si kryetari i Komisionit deri në momentin kur Kuvendi e aprovon urdhrin ose jo. Do të vazhdoj që në mënyrë direkte të shpreh mendimet e mia se çfarë ndodh përbrenda jetës politike parlamentare”.
“E përsëris edhe sot se unë nuk jap votë kundër Qeverisë Kurti dhe s’do e bëj Qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar. Tani kemi këtë kombinacion politik në Kosovë. Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, Grenelli nuk ekziston, Escobar s’është njeriu që mund të krahasohet me Grenell. Asnjë interes të vetëm s’e ka për të rrëzuar Qeverinë Kurti”.
Abazi në një konferencë për media ku tha se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, tha se është detyruar të protestojë për shkak të diskriminimit.
“Shpesh herë nuk më është dhënë fjala përbrenda parlamentit dhe jam detyruar që të protestoj në forma të ndryshme që kjo të bëhet”, tha Abazi.
Ai gjatë konferencës ka thënë se në VV ka vrasje të demokracisë së brendshme.
Ai ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve lokale, që sipas Abazit ka lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për krytetar komunash – duke thënë se këtë ia ka thënë edhe kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.
“Zgjedhjet lokale, dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje sidomos për kandidatët e përzgjedhur. Zgjedhjet e brendshme, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, mos lejimi i garimit të njerëzve të dëshmuar dhe lënia jahstë e aktivistëve të devetotshëm të Lëivjes Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.
Ish-zëvendëskryemnistri gjatë Qeverisë “Kurti 1”, ka akuzuar Qeveirnë edhe për qasjen ndaj politikave të Jashtme.
“Escobari nuk është Grenell, ai është pjesë e adminitatës Biden”, ka thënë Abazi teksa ka kritikuar Qeveriën për qasjen ndaj SHBA-ve.
Ai gjithashtu ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”
Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
Ai tha se shkarkimi i tij është minor krahas zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund”, u shpreh ai.
“IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, shtoi ai.
Tutje, për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj.
“Porosia ime për ministren Albulena Haxhiu është të kryejë punën e saj si ministre, e para qytetarëve dhe deputetëve, ajo mbrëmë deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër, nuk ka vendim nga GP për shkarkimin tim”, tha ai.
Abazi gjithashtu ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.
“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”.
Abazi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.
Ai ka thënë se lidhur me këtë rast kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë dhe ky rast duhet të zbardhet.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
Për deklaratat që i tha sot për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari, Prokuroria Speciale do ta ftojë për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.
Në njoftimin e prokurorisë, dërguar mediave thuhet se prokuroria ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit Abazi.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit. Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë dhe prej kamerave të sigurisë dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.
Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.
“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi Abazi në konferencën e thirrur nga ai.
I kontaktuar nga media, deputeti Haki Abazi tha se është i gatshëm të deklarohet para prokurorisë.
“Sa herë që më thërret drejtësia unë jam i gatshëm”, tha Abazi.
I pyetur nëse në prokurori do të ofrojë informacione apo dëshmi shtesë për zhdukjen e mostrave të Deharit, përveç atyre që i tha në konferencë, Abazi u përgjigj “jo”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit.
Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave të sigurisë dhe sipas tij dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund. IML është i monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera dhe janë zhdukur”, tha Abazi në konferencën e thirrur nga vetë ai.
Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.
“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi Abazi.