Gjatë të gjithë ditës, emri i Dejona Mihalit ishte më i popullarizuar në Facebook. E gjithë për shkak të një deklaratë të Haki Abazit, deputetit të VV-së, e cili e akuzoi se e kontrollon të gjithë grupin parlamentar.
Gazeta ka pyetur disa deputetë të VV-së në lidhje me deklaratën e Abazit.
Visar Korenica, deputet i VV-së, ishte i pari që ktheu përgjigje, duke e konfirmuar se Mihali ua ndalon fjalën deputetëve të VVsë.
Megjithatë, ai tregoi se atij nuk ia kishte ndaluar kurrë fjalën Mihali, pasi sipas tij “varet sa je i kontrollueshëm”.
“Mua jo, por e di qe dikujt ja ka ndalë, kujt ka mujtë. Krejt varet sa të kontrollon, je i kontrollueshëm, kontrollohesh” – tha z. Korenica.
I pyetur se kujt ia ka ndaluar fjalën, Korenica nuk ka përmendur emra.
“E di që ka më shumë se një” – shtoi ai.
Gazeta e pyeti z. Korenicën nëse zonja Mihali ishte pro “spastrimeve” të krahur të “myslimanëve” në VV, ai e ka konfirmuar se zonja Mihali ishte pro ndalimit të njerëzve që janë kundër projekt-kodit civil në zgjedhjet e brendshme të VV-së.
Por, z. Korenica shtoi se ajo nuk ishte e vetmja që ishte pro “spastrimeve”.
“Nuk ka qenë vetem ajo pro spastrimeve, edhe tjerë brenda Kryesisë, Vlora Haxhimehmedi, ish-sekretare, Valon Hoti, koordinator dhe anëtarë tjerë në Kryesi.” – vazhdoi ai.