“Nuk i kam parë, më kanë treguar për këto”, Haki Abazi flet për video-inçizimet për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari

Aktuale

“Nuk i kam parë, më kanë treguar për këto”, Haki Abazi flet për video-inçizimet për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar zhdukjen e mostrave për rastin e Astirit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Abazi ka pretenduar për disa video-inçizime që e përfundojnë sagën e zhdukje së këtyre mostrave.

Ai ka theksuar se vetë nuk i ka parë këto video, por që persona të caktuar i kanë treguar që ka kamera që regjistrojnë 24 orë.

“Unë nuk i kamë parë, po më është thënë se brenda Institutit ekzistojnë kamera që regjistrojnë 24 orë. Këto video e përfundojnë sagën e zhdukjes së mostrave”, ka thënë Abazi.

Abazi, gjithashtu, ka komentuar deklaratën gjatë ditës së enjte të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e cilësuar si mjerim.

“Mjerim, një ministre që ka thënë se ‘kam dërguar të Prokurori i Shtetit’, është interferim i drejtpërdrejt, unë e kam përmendur si ministre që i bie përgjegjësia për Institutin, duhet të dallojë të bërit politikë nga drejtësia”, ka theksuar Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat