Deputeti i VV-së, Haki Abazi i ka quajtur mjerim dhe ndërhyrje në drejtësi deklaratën e ministres Albulena Haxhiu.
Sipas Abazi, ministrja këto deklarata i ka bërë nën afekt, pasi ja kishte përmendur emrin që përgjegjësia për vjedhjen e mostrave bie mbi të.
“Mjerim, mjerim, një ministre që thotë se kam dërguar te prokurori i shtetit, ky është interferim drejtpërdrejt, sigurisht që e ka bërë në afekt, sepse e kam përmendur emrin e saj që i bie përgjegjësia hierarkike për institutin i bie Haxhiut”, ka thënë ai.
Haxhiu kishte kërkua nga prokuroria që Abazi te ftohet për të dhënë deklaratë në lidhje me deklaratën e tij se e di se kush i ka marrë mostrat e Astrit Deharit.