Ramabaja: Serbia në prag të luftës civile

Aktuale

Ramabaja: Serbia në prag të luftës civile

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:50
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë. 

Ai thotë se këtë e ka vërejtur, ndërsa po ashtu komenton edhe zhvillimet e fundit në dialog. 

“Nuk është se ka qenë gjithmonë shumë pro-ruse, pasi ka luajtur mirë në këto vija. Kam bërë studimet. Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë”, tha ai. 

Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit në Beograd, ku kishte protesta të dhunshme. Ramabaja pretendon se shteti fqinj i Kosovës është në prag të luftës civile. 

“Duan që ta shtyjnë njohjen për 7-8 vite. Këtë e bëjnë pasi pastaj besojnë që do ta kenë më të lehtë. Por tani është tension i madh”

“E shoh se në Serbi jemi në prag të luftës civile”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat