Kastrati i PDK-së: Falë një grupi të çmendur të VV-së, Amerika po shihet si armik i Kosovës

Aktuale

Kastrati i PDK-së: Falë një grupi të çmendur të VV-së, Amerika po shihet si armik i Kosovës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 00:50
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se një kastë e VV-së po “tenton ta shfaqë Amerikën si armike të Kosovës”. 

Kastrati duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe luftën në Ukrainë, komentoi qasjen e VV-së dhe qeverisë në politikat ndërkombëtare.

Sipas tij, rasti ka qenë historik për Kosovën pasi që Serbia u shfaq si i vetmi aleat i Rusisë në Evopë. 

“Falë një kaste të çmendur të VV-së, Amerika po shihet si armik i Kosovës e mik i Serbisë”, tha ai. 

“Nuk e di se si erdhëm këtu. Vetëm mendone. Serbia si mik i Rusisë e i vetmi vend që nuk i vuri sanksione Rusisë, po arrin të marrë përkrahje sikur ne. Ishte mundësi historike që ne e humbëm duke mos u bashkërenduar me Amerikën dhe aleatët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat