Kosova sot shënon përvjetorin e 15 të Pavarësisë.
Para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Përveç krerëve shtetërorë, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pamjet nga kjo ceremoni janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Sot është paraparë edhe:
08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ Prekaz
10:30 interpretim i Filharmonisë së Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës
11:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë
16:15 Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjate luftës
17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 Koncerti i Pavarësisë nga RTK Salla 1 Tetori
Pritje zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës Tokio, Hagë, Paris, Stokholm, Dyseldorf