Kosova sot është duke e festuar përvjetorin e 15-të të Pavarësisë. Kjo ditë është paraparë të shoqërohet me aktivitete të ndryshme.
Fillimisht u ngrit flamuri i Kosovës solemnisht para objektit të Qeverisë.
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga ceremonia e ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës për 15 vjetorin e pavarësisë.
Sipër kësaj fotografie, Osmani ka shkruar se “Republika e Kosovës është e përjetshme”.
Përveç krerëve shtetëror, në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.