U gjet i varur në tarracën e shtëpisë, policia jep detaje për rastin në Pejë

Aktuale

U gjet i varur në tarracën e shtëpisë, policia jep detaje për rastin në Pejë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 09:40
Policia

Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se e ka gjetur babain e tij pa shenja jete në tarracën e shtëpisë.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Pejë 16.02.2023-06:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në terasën e shtëpisë së tij, e ka gjetur babin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohej pa shenja jete.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, mediat kanë raportuar dje se i vdekuri quhet Ukë Berisha dhe dyshimet e para shkojnë drejt djalit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat