Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Abdixhiku ndër të tjera thekson se kjo ëndërr e ky rrugëtim, duhet të vazhdojë me po aq përkushtim.
“Sepse, ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa”, deklaroi Abdixhiku. “Sepse, Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm”.
Duke uruar, ai tha se Republika është e pavdekshme.