Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë nderimeve tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ka përkujtuar të gjithë ata që u vranë në luftën për liri.
Ai gjatë fjalimit të tij tha se rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtes çmimin e lartë që e kemi paguar për lirinë që e gëzojm
“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15 vjetor të shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë më mall , dhembje e krenari ata të cilët u vetmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.
Andaj ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtes çmimin e lartë që e kemi paguar për lirinë që e gëzojm”, tha Kurti.