Blinken uron popullin e Kosovës

Aktuale

Blinken uron popullin e Kosovës

Nga: F. B. Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken ka nënvizuar në urimin me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës se “normalizimi i raporteve me Serbinë është fokusuar dhe përqendruar në njohjen e ndërsjellë mbetet thelbi i forcimit të sigurisë dhe stabilitetit”.

“I gëzohem vazhdimit të bashkëpunimit në prioritetet e përbashkëta për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkanin perëndimor. Normalizimi i raporteve me Serbinë, është fokusuar në pranimin eventual të dyanshëm dhe kjo  mbetet thelbësore për ne. Marrëveshja e cila është propozuar kohë më parë në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së ka mbështetjen tonë të fuqishme dhe do avancojë ndjeshëm vendin tuaj drejt stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik”, theksoi Blinken.

Blinken në emër të ShBA-ve uroi “popullin e Kosovës në festimin e 15 vjetorit të daj të shtetit të pavarur edhe sovran”.

“Këtë vit ShBA dhe Kosova përsëri kanë konfirmuar partneritetit e fuqishëm dhe përkushtimin e përbashkët për demokraci, sovranitet dhe integritet territorial në përballjen me sfidat e reja në sigurinë evropiane. Përparimi i Kosovës për këto 15 vite të pavarësisë është i jashtëzakonshëm me hapat e mëdhenj në zhvillimin e stabilitetit, demokracisë së brendshme dhe shumë-etnicitetit” tha Blinken në urimin e publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit.

Kosova sipas tij “është njëra ndër vendet më të reja në botë, ndërsa qytetarët e saj me të drejt janë krenar me përparimin që ka arrit Kosova në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve në ofrimin e udhëheqjes së mirë, sundimit të ligjit dhe mundësive ekonomike për të gjithë qytetarët".

“Jemi thellësisht falënderuar që Kosova me zemërgjerësi mirëpriti qytetarët e zhvendosur afgan, përgjigjen e fort të Kosovës në luftën brutale dhe të pa nxitur të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndihmën gazetarëve nga atje që kanë kërkuar strehim në vendin tuaj”, shkroi ai.

Partneriteti i përhershëm mes ShBA-ve dhe Kosovës është rrënjosur në mirëkuptimin e  ndërsjellë, vlerat dhe miqësinë mes njerëzve.

“Edhe njëherë uroj të gjithë qytetarët e Kosovës – miqtë tanë, partnerët dhe aleatët në këtë ditë me rëndësi – ju dëshiroj vit të suksesshëm dhe me paqe në vitin që kemi para”, përfundoi Blinken.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat