15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e ka uruar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Përmes një postimi në Facebook, Cramon ka shkruar se BE-ja është krenare që ka përkrahur Kosovën në çdo hap të rrugës.
“Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga viti 2008 dhe dëshiroj të shoh më shumë në vjetët që vijnë.
Krenare që BE-ja ju ka përkrahur me vendosmëri në çdo hap të rrugës”, ka uruar von Cramon në Facebook.