Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar sot qytetarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
Abbot në një postim në Facebook ka shkruar se sot është dita kur duhet shikuar pas me krenari për të gjitha të arritur në 15 vetët e fundit.
“Dëshiroj t'u uroj të gjithëve në Kosovë gëzuar 15 vjetorin e Pavarësisë.
Sot është një ditë për të parë me krenari gjithçka që keni arritur gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit”, ka shkruar ambasadori Abbot.