Për nder të përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Kosovës, të rinjtë e AAK-së kanë organizuar një aktivitet duke para zyrës Qendrore të Aleancës, duke i shërbyer kalimtarëve me pije dhe ëmbëlsira.
Në faqen zyrtare të ARK-së, thuhet se ne tani duhet të jemi të bashkuar si asnjëherë më parë, për ata që ndërtuan rrugën e Lirisë, sakrifikuan më të shtrenjtën jetë për këtë vend, që ne sot të frymojmë lirshëm.
“15 vjet SHTET! Sot, bashkë me Aleancën e të Rinjëve të Kosovës, festuam 15 vjetorin e shtetësisë së Republikës së Kosovës!
Ata që e ndërtuan rrugën e Lirisë sakrifikuan më të shtrenjtën jetë për këtë vend, që ne sot të frymojmë lirshëm, të edukohemi, të arsimohemi, e amanetin për mbrojtje të kësaj toke dhe të kaluarën fatkeqe kurrë të mos e harrojmë. Andaj duhet të jemi më të bashkuar si asnjëherë më parë.
Urime Kosovë”, thuhet në urimin e ARK-së.