“Vuçiq, vepro sot: kërko falje zyrtare!”

Aktuale

“Vuçiq, vepro sot: kërko falje zyrtare!”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:21
Aleksander Vuçiq

Ish-zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se sot, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet të kërkojë falje.

Ramadani ka deklaruar se kjo falje e Vuçiqit do të hapte një erë të re.

“Në këtë ditë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ditë e mirë që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje zyrtarisht për krimet, gjenocidin, spastrimin etnik, apartheidin, krimet seksuale, deportimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Serbia do ta bëjë këtë herët a vonë.

Shkrimi i plotë:

Vuçiq, vepro sot: kërko falje zyrtare!

Në këtë ditë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ishte ditë e mirë që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje zyrtarisht për krimet, gjenocidin, spastrimin etnik, apartheidin, krimet seksuale, deportimin e popullit të Kosovës.

Kjo do të hapte një erë të re të respektit dhe bashkëpunimin rajonal.

Edhe pse është vonë, historia do të njihte lidershipin e Serbisë nëse do të kërkonte falje zyrtare për krimet e luftës gjatë viteve 1998-99 dhe apartheidin për dekada me radhë.
Serbia, herët a vonë, duhet ta bëjë këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat