Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
Kamberi në Facebook ka thënë se sakrifica jonë si komb e angazhimi i shumë gjeneratave që sakrifikuan e u vetëflijuan për liri e pavarësi u kurorëzua me Kosovën shtet.
“Kosova, 15 vjet më parë, u shpall shtet i pavarur dhe sovran.Sakrifica e jonë si komb e angazhimi i shumë gjeneratave që sakrifikuan e u vetëflijuan për liri e pavarësi u kurorëzua me Kosovën shtet”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kamberi morri pjesë sot në aktivitetet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.