Ish pjesëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të tjerë e disa deputetë e kanë shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një organizim të drejtuar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Festojmë me ju” ka qenë moto e këtij organizimi i cili i është dedikuar ish krerëve të UCK-së të cilët po përballën me akuza në Gjykatën Speciale.
“Jemi këtu për të nderuar dhe shprehur mirënjohje përjetësisht për shpallësit e pavarësisë se Kosovës. Nderojnë dhe festojmë me ata që çliruan, ndërtuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur e te lirë”, ka thënë Limaj.
“Tani është koha të flisni, tu kujtoni atyre që mohojnë historinë, kush janë ata që shpallën shtetin e Kosovës”, ka shtuar ai.