Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kush nuk ia di vlerës lirisë bën falsifikim të historisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se populli nuk është çliruar me fraza, por me luftë të armatosur.
“Nëse nuk ia di vlerën lirisë, je duke bërë falsifikim të historisë.
Populli nuk është çliruar me fraza, por me luftë”, ka shkruar Klinaku.