Rama në Mynih: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Aktuale

Rama në Mynih: Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:59
Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Mynih të Gjermanisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Mynih të Gjermanisë.

Rama, sot bëri të ditur se në kuadër të konferencës, ka zhvilluar takim me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin, Chris Van Hollen, me të cilën ka folur për disa tema, përfshirë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Munich Security Conference 2023

Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat