Haradinaj kujton shpalljen e Pavarësisë ndërsa ishte në Hagë: Gëzim i papërshkruar

Aktuale

Haradinaj kujton shpalljen e Pavarësisë ndërsa ishte në Hagë: Gëzim i papërshkruar

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:15
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku në atë kohë gjendej në Hagë.

Haradinaj atë moment e ka quajtur gëzim i papërshkruar, dhe i njëjti ka treguar se së bashku me bashkëluftëtaret e tjerë e kanë shikuar shpalljen në televizion.

“Unë edhe bashkëluftëtaret e tjerë që gjendeshim në Hagë, jemi mbyll bashk edhe e kemi përcjell në Televizion Shpalljen e Pavarësisë. Ka qenë një ndjenjë gëzimi e pa përshkrume. Edhe vërtet ka qenë një lehtësim, besoj që jo vetëm për neve që jemi gjallë, por për te gjithë brezat e patriotëve, luftëtarëve dhe intelektualëve që me shekuj e kanë prit një ditë të tillë.” – ka thënë Haradinaj në T7.

Ai tutje ka treguar se pas shpalljes së pavarësisë menjëherë i ka thirrur familjarët për t’i uruar.

“Unë i kam thirr me ja uru familjarëve, atëherë e kom pas babën gjallë, nenën, Syzanën. Se ata e kishin dhimbjen e madhe edhe për të vrarët në luftë, por edhe të atyre që ishin në Hagë. Na e fillojmë çdo herë me respekt për bacën Rifat dhe familjen Jashari, por edhe për çdo familje luftëtare që kanë bë shumë për lirin e vendit.” – ka thënë ai.

Haradinaj ka përmendur edhe ish-krerët e UÇk-së që gjenden në Hagë, duke thënë se beson në pafajësinë e tyre.

“Ata që e shpallen pavarësinë sot janë në Hagë, dhe besoj që ne do ta ruajmë besimin drejtësi, e në drejtën tonë e në pafajësi. Po mos të harrojmë me pa edhe vendin për shkak se vet kem kërku me pas vend, e me pas shtet, e duhet ta shohim shtetin.” – ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat