Kuçi: Unë kam qenë ideator që ta bëjmë nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë me shkrim

Aktuale

Kuçi: Unë kam qenë ideator që ta bëjmë nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë me shkrim

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 07:50
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se ishte ideator që nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë ta bëjnë me shkrim.

Sipas tij, pergamenën e Deklaratës së Pavarësisë e kanë marrë në Britaninë e Madhe.

“Kemi gjetur një ndërlidhje tonë që e kemi marrë në Britaninë e Madhe atë pergamenën që kemi marrë për të shkruar Deklaratën e Pavarësisë. Në atë kohë shkrimi dhe nënshkrimi i saj ka pasur dilema. Mendoj që kanë qenë disa akterë, kryeministri Thaçi ka pasur besim të plotë, unë kam qenë spo them iniciator po ideator i prirë nga deklarata e pavarësisë së SHBA-së që ta bëjmë edhe ne nënshkrimin e deklaratës së pavarësisë”, ka deklaruar ai.

Kuçi thotë se flamuri i Kosovës e ka forcuar flamurin kombëtar.

“Te rasti i simboleve unë i kam dy bindje të thella. E para flamuri i Kosovës e ka forcuar flamurin kombëtar, ia ka forcuar ngjyrat kuq e zi. Mendoj që shteti i Kosovës nuk e ka dëmtuar kombin shqiptar, shteti i Kosovës e ka forcuar kombin shqiptar. Në këtë drejtim çdo shtet edhe komunat e kanë simbolin e vet, shteti i Kosovës e mban me krenari, por asnjëherë shqiptarët nuk e zëvendësojnë flamurin kombëtar me flamurin shtetëror”, përfundoi Kuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat