Ministri i jashtëm rumun: Mbështes fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë-Sebi

Aktuale

Ministri i jashtëm rumun: Mbështes fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë-Sebi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:53
Bogdan Auresku dhe Miroslav Lajçak

Ministër i Punëve të  Jashtëm i Rumanisë Bogdan Auresku i Rumania e ka mbështetur të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçakun për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për avancimin e bisedimeve që dërgojnë në paqe dhe stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Takimi shumë i mirë sot me emisarin e  BE-së Miroslav Lajçak për Dialogun Kosovë-Serbi të dhe për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor . Rumania mbështet fuqimisht emisarin e BE-së në avancimin e Dialogut dhe ne inkurajojmë fuqimisht përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”, ka shkruar në Twiter kryediplomati i Rumanisë.

Ndërkohë për këtë ka shkruar edhe Lajçak, i cili e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Rumanisë për mbështetjen që i ka dhënë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit Bogdan Aurescu për mundësinë që sot të shkëmbejmë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti mbi Dialogun. Mirënjohës për interesin dhe mbështetjen Rumanisë”, ka shkruar në Twiter Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat