Ramabaja pajtohet me një politikan amerikan: Reagimi që e prisja

Aktuale

Ramabaja pajtohet me një politikan amerikan: Reagimi që e prisja

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 10:07
Sadri Rambaja

Sadri Ramabaja e ka gjetur një politikan amerikan, me të cilin është pajtuar.

Ai është kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, i cili e kritikoi Derek Cholletin, këshilltarin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

“Shqetësohem kur pash Cholletin... Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje.” – tha Menendez.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar z. Ramabaja.

“Reagimi që e prisja…” – shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat