Kurti dhe Rama takohen në Konferencën e Mynihut

Aktuale

Kurti dhe Rama takohen në Konferencën e Mynihut

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:46
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynich, ndërsa ka postuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Konferenca e Mynihut ka nisur punimet të premten, ndërsa të pranishëm presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të tre liderët shqiptarë tashmë kanë nisur takimet në konferencën e Mynihut.

Kryeministri Rama ditë më parë ka thënë se raportet me Kurtin i kanë shumë të mira, takimet janë frymëzuese e me humor.

“Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë“, ishte shprehur kreu i Qeverisë së Shqipërisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat