​Ushtarët e FSK-së festuan15 vjetorin e pavarësisë në Turqi

Aktuale

​Ushtarët e FSK-së festuan15 vjetorin e pavarësisë në Turqi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:22
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë

Mehaj ka shkruar në Facebook se edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t'u uruar Ditën e Pavarësisë.

“Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë.

Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat