Edita Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan

Aktuale

Edita Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:39
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se formimi i një Asociacioni njëetnik në Kosovë mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se nëse faktori ndërkombëtar insiston në formimin e Asociacionit vetëm për serbët në Kosovë, atëherë një e drejtë e tillë duhet t'iu jepet të gjitha pakicave në rajon.

“Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat. tu jepet asociacion. Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”, ka shkruar ajo.

Tahiri ka bërë me dije se, në kohen kur ka drejtuar negociata e ka përdorë këtë argument.

“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Ëashingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktori ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca kzekutive për asocionin në vitit 2015”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat