Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar atyre që nuk përmenden krerët e UÇK-së në fjalimet e tyre në Ditën e Pavarësisë.
“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet”.
Kjo është thënia me të cilën i përshkruan Hoxhaj ata që nuk ia përmenden emrin as Thaçit, as Veselit, mirëpo as Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit
Me anë të një postimi në Facebook, Hxhaj thotë se kjo sjellje është zemërngusht ndaj atyre me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë.
“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.”
Kjo i shkon sjelljes së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”ka shkruar Hoxhaj.