Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Aktuale

Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 21:03
Josep Borrell dhe Albin Kurti

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të konferencës së Sigurisë në Mynih. 

Borrell tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, 

“U takova me Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Twitter pas takimit me Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat