Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëkryeministrin, Besnik Bislimi.
Berisha ka shkruar në Facebook se Kurti e Bislimi po e injorojnë shtetin të cilin e udhëheqin.
Ai ka thënë se Kurti nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediet kosovare teksa Bislimi nuk ka respektuar himnin e Kosovës.
“Tash, ose shteti nuk është normal, ose sjelljet e udhëheqësve nuk janë normale. Në një shoqëri normale të dyja bashkë nuk shkojnë.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Edhe e udhëheqin shtetin, edhe e injorojnë.
Në Festën e Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti jep dhe i vetëreklamon intervistat e dhëna, e aty asnjë intervistë medias së shtetit të Kosovës, kryeministër i së cilës është!
Në aktivitetet shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë, zv.kryeministri Besnik Bislimi injoron intonimin e himnit të Kosovës!
Tash, ose shteti nuk është normal, ose sjelljet e udhëheqësve nuk janë normale. Në një shoqëri normale të dyja bashkë nuk shkojnë.