Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me këtë rast Tajani ka rikonfirmuar përkushtimin e Italisë për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së zëvëndëskryeministrit.
Ai ka theksuar se Italia është në ballë të garantimit të stabilitetit, sigurisë dhe rritjes ekonomike në Ballkan