Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Aleanca Veri Atlantike – NATO – ka qenë jetike për Kosovë që nga vitit 1999, duke ndalur gjenocidin serb.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë.
“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë.” - ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë që Kurti është duke zhvilluar takime me ndërkombëtarët.
From stopping genocide in '99 to supporting Kosova's security, @NATO is a vital part of our past, present & future. As I discussed w/ @JFC_Naples Commander Munsch, we're ready to give back. This year Kosova will once again be a participant & host country of Defender Europe 23. pic.twitter.com/SZzWWHkhKR
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023